A1 Report - Kosove, gati nisja per ngritjen e stadiumit kombetar ne Prishtine

Report TV 2015-08-21

Views 0

PRISHTINE - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ditën e martë ka marrë vendim për të ndërtuar një stadium kombëtar ku do të zhvillohen ndeshjet e futbollit të kombëtares kosovare. Stadiumi i ri, i cili sipas kryeministrit Thaçi do të ketë një kapacitet prej 25-30 mijë vendesh, pritet të ndërtohet në Prishtinë.

Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, që menjëherë të merren me procedurat dhe të shpallet një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi.

Kryeministri shtoi se vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri u morr, pasi Kosova shumë shpejt pritet të pranohet në FIFA dhe UEFA. Më datë 5 mars, kombëtarja e futbollit të Kosovës luajti ndeshjen e parë zyrtare, megjithëse miqësore, kundër Haitit. Ndeshja u zhvillua në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashari dhe përfundoi në barazim 0-0.

Share This Video


Download

  
Report form