KAVAJË - Katër automatikët, pushkë dhe 2 armët gjahut, janë sekuestruar në një operacion blic të Policisë së Kavajës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mëngjesin e të mërkurës.
Kujtim Proshka, 41 vjeç, është arrestuar nga policia, në operacionin e koduar "Rrethimi".
Në fakt, gjatë operacionit Proshka ka tentuar ta çajë rrethimin e policisë në postbllokun e ngritur në afërsi të Bishtit të Zhurit, në hyrje të Rrogozhinës, madje në tentativë për të kaluar me shpejtësi me automjetin e tij ka përplasur njërin prej efektivëve të policisë.
Sipas burimeve polici pasi mori ndihmën e parë mjekësore ndodhet plotësisht jashtë çdo rreziku për jetën.
Burimet policore thanë se Proshka, nga fshati Gosë e Kavajës akuzohet për trafik armësh, dhe ishin dyshimet për implikimin në këtë aktivitet që I kishin vënë uniformat blu nga pas.