A1 Report - "Nepunesi", ne Kuvend ndryshimet e ligjit, PS:Opozita te jape konsensus

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Kuvendi pritet të votojë gjatë punimeve 3 javore projektligjin "Për disa ndryshime në Ligjin për Nëpunësin Civil". Gjatë kësaj kohe pritet të miratohen edhe të gjitha amendamentet që do ta plotësojnë këtë ligj.

Ka qenë konferenca e kryetarëve që vendosi në mbledhjen e radhës, të fusë në kalendar edhe këtë projektligj. Opozita braktisi mbledhjen me argumentimin se po sulmohen institucionet e pavarura.

Konferenca e kryetarëve ka miratuar në mbledhjen e sotme, kalendarin 3 javor, ku përfshihet edhe projekt ligji për "Nëpunësin civil". Pas një mbledhje që zgjati 1 orë, palët nuk e kanë miratuar me konsensus kalendarin. Në emër të demokratëve ishte Eduard Halimi, që denoncoi sjelljen e qeverisë me institucionet, duke e konsideruar si arsyen primare për largimin nga mbledhja .

Nga mazhoranca foli ministri për Parlamentin Ilirjan Celibashi, që nënvizoi se pjesë e kalendarit është edhe projektligji për nëpunësin civil ndërsa theksoi se shumica pret ende reflektimin nga demokratët, për të kaluar me konsensus reformat.

Për A1 report, ishte edhe kreu i grupit Kuvendor socialist Gramoz Ruçi, që deklaroi se opozita në këtë takim nuk mbajti asnjë lloj qëndrimin konstruktiv, duke mos dhënë asnjë alternativë. Pritet që në seancat që do të mbajë Kuvendi gjatë 3 javëve në vazhdim, të miratohet në formë përfundimtare ligji i ri për nëpunësin civil.

Share This Video


Download

  
Report form