TIRANE- "Bojkoti i opozitës cënon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, madje dhe si deputet". Ky është qëndrimi i shkrimitarit të madh, Dritëro Agolli i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Joniada Koçi të televizionit A1 Report, komenton zhvillimet e fundit politike dhe përcjell mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por edhe qëndrimit bojkotues të opozitës.
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, komenton zhvillimet më të fundit politike, duke lëshuar si zakonisht mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por dhe qëndrimit të opozitës dhe rolit të ish-kryeministrit Berisha. Duke u ndalur tek ky i fundit Agolli sugjeron që ish-lideri demokrat duhet të tërhiqet nga politika për t'ia lënë vendin të tjerëve.
"Sipas shembullit të shumë burrave të shtetit të botës dhe Europës ku jetojmë, duhet që njeriu, d.m.th burri i shtetit të dijë jo vetëm për të drejtuar me hov por duhet të dijë edhe të tërhiqet, të mos një, të imitojë punë të imitojë punën e kaluar të tij, sepse gjer këtu e kishte dhe nuk mund të bënte veprimet të tjera, por përsëri ato gjërat që ka një drejtues. Napoleon Bonoparti ka qenë një gjeni nëpër luftëra, mirëpo edhe ai ka gabuar", thotë Agolli.
"Ku ka gabuar? Në atë se si ne luftërat që fitoi në të gjithë Europën, në Gjemani deri në Itali dhe vende të tjera me po atë metodë sulmoi edhe Rusinë dhe e njëjta metodë të veprimit bëri që të dështojë. Sepse po atë mënyrë që pushtoi Italinë, desh me po atë mënyrë të pushtonte Rusinë. Nuk e merrte me mend se atje ka borë, pra nuk ishin në të njëjtat kushte", nënvizon patriarku i socialistëve.
"Kështu që edhe drejtuesit tanë duhet të tërhiqen, bile dalin më të nderuar kur tërhiqen, të thonë lëre tani se kaq e kisha. Ata drejtues që kanë arritur sukses e gjera të tilla, nuk duhet të ndërhyjnë. Madje, më mirë të mos jenë as deputetë. "do të jenë më të nderuar, se kështu kujtojnë se janë të nderuar. Kujtojnë se do të jenë më të nderuar tani, por jo, nuk janë", theksoi Agolli.
Për shkrimtarin e njohur, "De Goli këto format të Bonopartit, format e Luftës së Dytë Botërore që udhëhoqi edhe luftën për çlirimin e Francës nga nazistët, pasi suksese të madh, kur u zgjodh si kryetar shteti përdori po ato metoda, edhe humbi, dha dorëheqje fare. Për së dyti ai u zgjodh si drejtues i shteti me luftë me Algjerinë, përsëri humbi dhe e la farë atë, tha do të kaloj pleqërinë kështu".
Klima e krijuar në Kuvend, fryma armiqësore mes palëve për Agollin nuk e ndihmon aspak vendin, madje pengon statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. E ndërsa tregohet kritik ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike .
"Partia Demokratike duhet të diskutojë më konkretisht, dhe të mos dalë nga tema dhe të bëjë sensacione të filloj drejtpërdrejtë me gjendjen e shoqërisë tonë. Të diskutoj problemet tamam, vëllezër jemi, nuk jemi të vendeve të huaja. Edhe bojkotimi ishte forma e demokracisë, por kur vihet vend e pavend, bojkotimi e humb vlerën e tij. Si thotë populli "gjalla me...