PRISHTINE - Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndarja e Kosovës nga Serbia nuk mund të krahasohen "në asnjë rrethanë" dhe se përpjekjet e fundit për të tërhequr paralele mes tyre janë të "paqëndrueshme", thotë Kryeministri i Kosovës, një aktor kyç në bisedimet që përfunduan Luftën e Kosovës dhe që nënshkroi deklaratën e Kosovës për pavarësi nga Serbia në cilësinë e tij si kryeministër, në një intervistë për Business New Europe.
Hashim Thaçi, ish-udhëheqës i gueriles, po ashtu hedh poshtë pretendimet se dikur ai ishte udhëheqës i një bande kriminale që ishte e përfshirë në trafikimit me organe njerëzore duke i quajtur si gjepura dhe "fantazi shkencore" dhe 'rishkrim i historisë' dhe po ashtu premtoi përmirësime të mëtejme në mjedisin afarist, ku shteti ka një rol më të vogël në ekonomi dhe ku angazhohet në luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit të përhapur gjithandej.
Thaçi, duke folur në një intervistë me tema të ndryshme për BNE, tha se nuk ekzistojnë krahasime "ligjore, politike apo historike" me bashkimin e Krimesë me Rusinë më 18 mars.
"Në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Krimesë", tha Thaçi në një intervistë që u mbajt në selinë qendrore të Qeverisë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, pak kohë pasi Vladimir Putini ulej për ta pranuar Krimenë në Federatën Ruse.
"As në aspektin ligjor, politik ose historik. Ne nuk i kemi ndryshuar kufijtë, ne i kishim kufijtë tanë më herët. Kosova është krijuar pas gjenocidit të kryer nga Serbia, pasi Serbia largoi me forcë një milion qytetarë nga Kosova. Pas intervenimit humanitar të NATO-s, pas bisedimeve paqësore në Rambuje, por po ashtu edhe nga dialogu që ka kulmuar [me një marrëveshje] edhe mes SHBA-të dhe Rusinë," tha ai. Kjo do të thotë se pavarësia e Kosovës është krijuar pas negociatave që u mbajtën pas luftës. Andaj, krahasimet mes Kosovës dhe Krimesë nuk janë aspak të qëndrueshme".
Përdorimi i fjalës "gjenocid" nga Thaçi dhe shumë argumente të tij do të hidheshin poshtë nga shumica e serbëve dhe padyshim edhe nga qeveria e Rusisë, mes tjerash. Por, Kryeministri i Kosovës është i paluhatshëm në vendosmërinë e tij për të hedhur poshtë sugjerimet se pavarësia e vendit të tij, ende e kontestuar nga Serbia, dhe e panjohur nga afër 90 vende dhe e bllokuar në nivel të OKB-së, kryesisht falë Moskës, ka vënë precedent për Krimenë. Ai qartazi shton se Rusia ka një popullatë substanciale joruse.
Thaçi ishte udhëheqës i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që luftoi autoritetet jugosllave (në të vërtetë serbe) në të nëntëdhjetat. Korrespondenti për Ballkanin Tim Judah thotë se organizata e cila më vonë gjatë dekadës fitoi përkrahjen nga perëndimi ishte "një nga lëvizjet më të suksesshme guerile në historinë moderne". Për të tjerët, ishte një organizatë terroriste e financuar nga përkrahësit e huaj dhe aktivitetet e liga.
Thaçi u shfaq si figura më e fuqishme në vitin 1999, përderisa fushata bombarduese e NATO-s çoi me forcë tek një marrëveshje paqeje që i la ...