DURRES- Një peshkarexhe me 4 persona në bord ka rrezikuar të mbytej mëngjesin e sotëm por ndërhyrja e Guardia di Financa dhe rojeve bregdetare ka bërë që historia të kishte një fund të lumtur. Elvis Ceka Kapiten Leitant në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare tha për tv A1 Report se peshkatarët ndodhen në anijen "Lisus" që po kryen edhe tërheqjen e mjetit.