A1 Report - Bruksel, Ukraina firmos marreveshjen politike me BE-ne

Report TV 2015-08-22

Views 0

BRUKSEL - Liderët e Bashkimit Europian, kanë firmosur me kryeministrin Arseni Yatseniuk, pjesën politike të Marrëveshjes me Ukrainën. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është dokumentuar nga presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, në rrjetin social Twitter, ku thuhet se kjo "simbolizon rëndësinë e marrëdhënieve dhe vullnetin për të ecur përpara".

Gjatë një konference për shtyp, në një përmbledhje të Samitit dy ditor në Bruksel, Herman Van Rompuy, u shpreh se Europa qëndron përkrah Ukrainës dhe nënshkrimi i marrëveshjes së ditës së sotme është vetëm faza e re e marrëdhënieve". Nëntorin vitit të kaluar ish presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych, vendosi që të mos e nënshkruante këtë marrëveshje, duke shkaktuar kështu protesta të shumta nga ana e popullsisë ukrainase dhe tension në Ukrainë.

Van Rompuy u shpreh gjithashtu se Komisioni Europian, po përgatit sanksione të tjera ndaj Rusisë, sanksione që do të influencojnë në ekonominë ruse dhe tek autoritetet ruse. Gjatë konferencës për shtyp të përbashkët presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, u shpreh se Ukraina nuk do të lihet dhe gjithashtu njoftoi se javën e ardhshme do të jetë në Kiev për të takuar autoritetet vendase.

Ndërkohë dhoma e lartë e parlamentit rus, ditën e premte ka ratifikuar traktatin sipas të cilit gadishulli i Krimesë do të jetë pjesë e Federatës ruse. Ky votim në Këshillin e Federatës ruse, përfundon procesin e ratifikimit të traktatit për aneksimin e Krimesë. Vendet perëndimore e kanë refuzuar aneksimin duke e vlerësuar si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ndërkaq, pas ratifikimit të ditës së premte nga Senati dhe më herët nga Duma ruse, presidenti rus Vladimir Putin e ka firmosur këtë traktat të aneksimit të Krimesë dhe të Sevastopolit. Sipas mediave ndërkombëtare, ky traktat mund të hyjë në fuqi ditën e shtunë, pas publikimit në fletoren zyrtare.

Share This Video


Download

  
Report form