A1 Report - Veliaj, Meta dhe Basha per festen e Sulltan Novruzit

Report TV 2015-08-22

Views 11

Ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj ka uruar besimtarët bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarët në ditën e Sulltan Novruzit për paqe e mbarësi. Ndërsa duke u ndalur tek përplasjet në Kuvend seancën e kaluar, tha se kjo ditë "le të shërbejë si moment reflektimi" për politikën e vendit.

"Është dita e parë e pranverës, e do uroja që të gjithë të kishin pranverë e mbarësi. Ne kalojmë tensione edhe në politikë, siç ndodhi javën e kaluar në parlament, por le të shërbejë kjo si një ditë reflektimi, ku të kuptojmë se ka shumë gjëra që na bashkojnë. Toleranca fetare në vendin tonë ka një vlerë të madhe", tha Veliaj. Edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj dhe qytetarët shqiptarë për festën e Sulltan Nevruzit, duke u uruar një të ardhme më të mbarë.

"Dua t'ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinj dhe qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë, me më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Kjo ditë na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më të drejtë drejt së ardhmes." tha në urimin e tij Meta. Urimit të besimtarëve bektashinj i është bashkuar edhe Kreu i Bashkisë dhe njëherësh edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai i uroj Sulltan Nevruzin të gjithë besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve në këtë ditë që ai e quajti triumfin e dritës mbi errësirën.

"Dua t'ju uroj gëzuar Sulltan Nevruzin të gjithë besimtarëve bektashinj si dhe ju uroj gëzuar të gjithë shqiptarëve në këtë ditë që shënon fitoren e dritës mbi errësirën. Kjo ditë simbolizon në natyrën e Zotit, dhe të njerëzimit ditën e shpresës, ku e mira triumfon." tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form