A1 Report - Ish-kampioni boteror i shahut Geri Kasparov viziton Tiranen, takon kryeministrin Rama

Report TV 2015-08-22

Views 5

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim të vecantë ish-kampionin botëror të shahut, Rusin Geri Kasparov. Pas një takimi të vecantë në kryeministri, ku të pranishëm ishin edhe dhjetëra të apasionuar pas kësaj displine, Rama premtoi angazhim që në 10 shkolla të ciklit të ulët të futet si mësim edhe shahu.


Ish kampioni i botës në shah rusi Geri Kasparov, ka filluar një vizitë në vendin tonë, me qëllim promovimin e kësaj disipline të veçantë sportive. Në kryeministri Kasparov u prit nga kreu i ekzekutivit Edi Rama, me të cilin diskutoi për zhvillimin e një projekti pilot, për futjen e lëndës së shahut në 10 shkolla të ciklit të ulët. Në emër të qeverisë Rama tha se investimi në arsim, është garancia më e mirë për të ardhmen e vendit.

Legjenda e shahut botëror rusi Kasparov, deklaroi se ky sport i vecantë, është një nga displinat që ka zhvillon fëmijët, prandaj një program i tillë, do sjellë efekte positive.

Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm edhe dhjetëra persona që preferojnë këtë disiplinë sportive. Ata u shprehën entuziatë për këtë nismë të fundit të qeverisë .

Share This Video


Download

  
Report form