A1 Report - Pergjimi i opozites, PD e Ylli Zyla abuzime nen emrin e NATO-s

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami dhe 6 zyrtarë të Shërbimit Informativ Ushtarak duket se kanë shfrytëzuar hyrjen e Shqipërisë në organizatën e NATO-s, për të kryer disa veprime të dyshimta korruptive, nën ermin e kësaj organizate. Ashtu si me tenderin për spotet e reklamave, ku u shpenzuan miliona euro, të cilat qarkulluan në një dorë të vetme, ka ndodhur dhe me blerjen e një paisje përgjimi për llogari të misionit ushtarak Shqiptar në Afganistan.

Kjo blerje i ka dhënë mundësi ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjës të lëvrojnë një fond prej 1.5 milion euro, duke përdorur praktikën e prokurimit të drejtpërdrejtë. Por, ish-drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes në këtë rast me "një gurë kanë vrarë dy zogj", pasi veç përfitimit financiar ata e kanë përdorur këtë aparaturë për të përmbushur detyrat partiake, pasi super-paisja e përgjimit nuk është përdorur kurrë në Afganistan, por në Tiranë për të përgjuar kundërshtarët politikë të PD-së.

Paisja "CDMA Interceptor" është blerë në vitin 2010 me një tender shumë të dyshimtë, ku për të cilin 6 anëtarët e komisionit të ofertave, mes të cilëve dhe kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, janë kallëzuar në prokurorinë e Tiranës. Mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas burime të prokurorisë, është njeriu që ka firmosur urdhërin për hapjen e procedurave formale të tenderimit, në një kohë kur fituesi ishte paracaktuar. Tashmë prokuroria është në fazën fillestare të hetimit të kësaj dosje, e cila plotëson numrin tre të çështjeve penale të ngritura kundë Imamit dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë në prokurorinë e kryeqytetit.

Hetimet
Që prej pesë ditësh njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e kryeqytetit ka nisur hetimet kundër 7 ish-zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, ish-drejtorin e SHIU, Ylli Zyla dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas kallëzimit të ministrisë, të gjithë këta persona kanë abuzuar me tenderin e blerjes së paisjes së përgjimit "CDMA Interceptor" në vitin 2010, paisje e cila nuk u përdor kurrë në Afganistan, por u vu në shërbim të Partisë Demokratike, ku me anën e të cilës dyshohet se është përgjuar opozita e asaj kohe dhe ambasadorë të ndryshëm në Tiranë.

Të pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com" anëtarë të grupit hetimor deklaruan se kanë rregjistruar procedimin penal vetëm me akuzën e "Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande". Pritet që shumë shpejt një oficer i policisë gjyqësore të paraqitet pranë ministrisë së Mbrojtjes për të tërhequr të gjithë dokumentacionin, që bën fjalë për blerjen me 1.5 milion euro të paisjes së përgjimit në vitin 2010.

Deklarimet
Duket se pas sekuestrimit të dokumentacionit dhe verifikimit të plotë të praktikës që është ndjekur lidhur me këtë çështje, prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje personat që kanë qënë anëtarë të komisionit të ofertave, përfshirë këtu dhe ish-drejtorin e SHIU, Ylli Zyla. Si...

Share This Video


Download

  
Report form