A1 Report - Shtepia e Bardhe: Rusia jo me pjese e G8, Lavrov: S'eshte fundi i botes

Report TV 2015-08-22

Views 6

HAGE- Presidenti amerikan Barack Obama dhe liderët e tjerë botërorë të mbledhur dje në Hagë kanë vendosur të përjashtojnë Rusinë nga G8, si përgjigje për aneksimin e Krimesë. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën e lëshuar shkruhej se ligji ndërkombëtar ndalon marrjen e një pjese apo të të gjithë territorit të një shteti nëpërmjet përdorimit të forcës.

Ndërkohë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha dje se përjashtimi nga G8 nuk ishte fundi i botës. Sipas tij, G8 është nëj organizatë informale e cila nuk jep karta anëtarësimi dhe bazuar në përshkrimin e saj, nuk mund të përjashtojë asnjë.

Lavrov shtoi se të gjitha çështjet ekonomiko-financiare vendosen në G20, ndërsa G8 ka si qëllim ekzistencial dialogun mes vendeve të Perëndimit dhe Rusisë.

Ministri i jashtëm rus e përfundoi fjalën e tij duke thënë se Rusia nuk ishte shumë e dhënë pas këtij formati dhe se nuk ishte ndonjë humbje e madhe përjashtimi nga ky grup.

Rusia iu bashkua SHBA, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë dhe Italisë në vitin 1998, duke e transformuar atë nga G7 në G8.

Share This Video


Download

  
Report form