A1 Report - Plaku për A1 Report: Gjate 17 viteve ne detyre nuk kam pasur konflike

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANË - Kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, gjatë një interviste për A1 Report në ambientet e banesës së tij, ka treguar se, nuk di ku të dyshojë pasi nuk ka asnjë konflikt me ndonjë njeri. Ai tregon për gazetarin Arsen Rusta se, gjatë 17 viteve në detyrën e kryetarit të Komunës së Farkës, është mundur që të bëjë më të mirë dhe nuk ka pasur konflikte në punë apo jetën e tij.

INTERVISTA E KRYETARIT TË KOMUNËS SË FARKËS, FATBARDH PLAKU:

Si ndiheni pas kësaj ngjarjeje dhe a ndiheni i tronditur apo i frikësuar?
Është një ngjarje shumë tronditëse, për mua dhe familjen. Jemi para një fakti që na ka shokur, tronditur. Nuk dimë ndonjë arsye.

Keni ju dyshime për autorët?
Erdhi policia, bën ekspertizën e tyre, për predhën. Nuk kam dyshime. Nuk ka ndonjë problem me punën, apo të jetës. Kam 17 vite në këtë detyrë dhe jam mundur që të bëjmë më mirë.

Ju keni një sistem kamerash, është kapur pamje?
Janë disa kamera të brendshme dhe dy kamera që kontrollojnë rrugën. Ato kanë kapur vetëm flakën e predhës, ndërsa nuk shikohen njerëzit. Unë kam 17 vjet në këtë detyrë dhe kam rreth 2 vite e gjysëm që jam në këtë banesë dhe nuk kam pasur asnjë problem.

Prokuroria dhe policia po hetojnë në disa pista, ju ku dyshoni?
Policia dhe Prokuroria do të bëjnë punën e vet, detyrën e tyre dhe do të verifikojnë të gjitha pistat. Unë nuk dyshoj dhe këtë gjë do e zbardhë policia dhe prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form