Agjencia e mediave zvarrit spotin e shoqatës 'Tradita'

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Agjencia e mediumeve (AM) po taktizon dhe prej ditësh nuk i kthen përgjigje televizionit Alsat M të transmetojë spotin e një organizate jo qeveritare. Në spot bëhet thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Televizioni Alsat M mori një paralajmërim nga Agjencia se nëse spoti transmetohet, do të dënohet, por nuk ka përgjigje precize bazuar në ligj. Ne sot kërkuam sërish përgjigje nga Agjencia e Mediave, por sërish pa përgjigje. Çështja kontestuese, edhe sot nuk u shqyrtua në mbledhjen e Agjencisë.

"Prisja, dhe mendova se duhet të emetohen spotet e organizatave joqeveritare dhe dilemën që kanë rreth emetimit dhe specifikimit të tyre, që dalin për shkak se jemi në kohën e zgjedhjeve dhe duke pasur parasysh aktualitetin, propozoj dhe mendova se do ta kemi në rend dite këtë çështje, duke pasur parasysh se i kemi marrë dhe shqyrtuar materialet dhe videon", u shpreh Milaim Fetai, Anëtar i Agjencisë së Mediave.

"Do ta shqyrtojmë brenda një afati sa më të shkurtër, gjatë ditës së nesërme ose pasnesër, bëhet fjalë për çështje shumë të ndjeshme dhe jo të përditshme", tha Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë së Mediave.

Me mos transmetimin e këtij spoti, televizioni Alsat M pëson humbje financiare. Por kreu i Agjencisë së mediave nuk deshi sot t'i përgjigjej as pyetjes së gazetarëve.

"Kjo nuk është konferencë shtypi që t'u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve", u përgjigj Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë së Mediave.

Mirëpo, zvarritja e tillë e përgjigjes nga Agjencia e Mediave mund të konsiderohet se është e motivuar politikisht, pasi në spot bëhet thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, diçka që nuk është në favor të VMRO DPMNE-së në pushtet. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form