A1 Report - "Luisa Spagnoli" sfilatë bamirësie në rezidencën e Ambasadorit Gaiani

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË - Gruaja e karrierës me guxim dhe finesë erdhi në koleksionin e ri Pranverë-Verë 2014 të "Luisa Spagnoli" në rezidencën e Ambasadës Italiane.

Në këtë, mbrëmje speciale kushtuar modës, nderuan me pjesëmarrjen dhe dy zonjat e para Odeta Nishani dhe Linda Rama.

Duke folur për A1Report, znj. Rama tha se: "Perveçse faktit që e bukura gjithmon i pëlqen gjithkujt. Kur ajo vihet në shërbim të diçkaje të mirë sigurisht është dhe më e bukur akoma".

Sfilata kishte një rëndësi më të madhe, pasi paratë e mbledhura nga shitja e veshjeve, ishin programuar për tu dërguar për bamirësi në Shtëpinë e Fëmijëve jetimë në Durrës.

Në këtë "sfilatë bamirësie" nuk munguar edhe personalitete të rëndësishme të grave të politikës kulturës, artit, spektaklit dhe medias. Ajo u organizua nga Ambasada Italiane dhe shtëpia e modës "Luiza Spagnoli" në ndihmë të fëmijëve jetim në Durrës.

Share This Video


Download

  
Report form