A1 Report - 18 mln $ për ish të përndjekurit javën tjetër fondi për 545 të parët

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Qeveria ka parashikuar një fond prej 18 milionë dollarësh për 1 vit, për të kompesuar ish të përndjekurit politik. Nga javën tjetër do të nisë pagesa e 545 të përndjekurve të cilët nuk kanë marrë as këstin e parë të kompensimit për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit.

Shifra u bë publike nga kryeministri Edi Rama , në ceremoninë e rikonstruksionit të plotë, të institutit të ish të përndjekurve politik.

Lideri mazhorancës premtoi zgjidhje përfundimtare të kompesimit dhe dhënien fund e abuzimit politik, që është bërë me këtë shtresë në 20 vite.

"Ne kemi marrë një vendim që ti japim fund abuzimit më shumë se 20-vjeçar me të përndjekurit politikë, me dorën në zemër dhe fjalë të sinqerta për ta mbyllur me dinjitet këtë plagë 20 vjeçare, fillimisht morale dhe hap pas hapi edhe kompensimin e tyre. Mungesa e kompensimit material bëhet më e rëndë kur mungon kompensimi moral", vlerësoi kryeministri Rama.

Për kryeministrin problemi është "shumë më i madh se sa janë mundësitë për ta zgjidhur menjëherë" por shtoi se qasja dhe përpjekja e qeverisë "është për të bërë më të mirën e mundshme"

"18 milionë dollarë vendosëm këtë vit. Nuk janë shumë, por ne edhe pse gjetëm një mal borxhesh të paditura më parë, ne kemi akorduar sasinë më të madhe të fondeve që një qeveri ka akorduar nga një qeveri jo në një vit elektoral. Unë nuk mund ta krahasoj fondin kur qeveria e shtoi me urgjencë kur vdiq i ndjeri Lirak. Në muajin mars, rreth 500 persona do të marrin këstin e parë. Ne evidentuam rreth 300 dosje problematike që nuk ishin plotësuar por harruar. Vazhdoj të them që për ne gjëja më e rëndësishme është që nga ky vit asnjë i përndjekur të mos thotë që, do vdes dhe nuk pashë kurrë dëmshpërblimin," tha Rama.

Para dhjetra ish të përndjekurve të rregjimit komunist të pranishëm në ceremoni Rama u shpreh se rikonstruksioni i godinës përbën një gjest modest, por tregon një shenjë të qartë të mazhorancës, për t'i dhënë zgjidhje abuzimit politik e dasive me të përndjekurit.

"Nuk e di kush mund të justifikojë faktin që janë 2027 dosje që janë verifikuar, dosje të pëndjekurish që janë mbi të 80-at dhe që nuk janë kompensuar asnjë lekë. Janë dhe 2170 që kanë marrë të gjitha këstet dhe që nuk mund të jenë aq të përndjekur sa ata që nuk janë kompensuar. Ne vijmë këtu me krenarinë që kemi hedhur një hap modest por konkret, që të hedhim poshtë hipokrizinë. Ne u jemi kthyer këtyre 2027 dosjeve që janë gjallë dhe që nuk kanë prekur ato qindarka, që do tu tregojë se, po jeni gjallë dhe nuk do tu lëmë që të ikni sikur kishit vdekur kur keni dalë nga burgu. Do tu japim shenjën që kjo shoqëri u'a njeh dhe respekton plagën që keni në shpirt.
Braktisja e këtyre dosjeve e këtyre njerëzve është e pakompensueshme. Kjo më kujton fjalët e Daut Gumenit që kujtonte vdekjen e një të burgosuri: Një shok më pak dhe një amanet më shumë. E ne nuk duam që të kemi më shumë amanete por të shkojmë tek ata që janë të gjallë që tu themi se e dimë që jeni gjallë.", tha Rama.

M...

Share This Video


Download

  
Report form