A1 Report - Vendimet e gjykatesit Osman Aliu, Tahiri-Nishanit:Merr masa

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkon nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që të vërë menjëherë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkeljet e kryera nga gjykatësi i Kavajës, Osman Aliu.

Në letrën dërguar Presidentit, i cili njëherazi është dhe kryetari i KLD-së Tahiri shkruan se shpreh shqetësimin për vendimet e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, vendime absurde dhe shpesh të kundërligjshme.

"Vendimet absurde dhe shpeshherë haptazi të kundërligjshme të këtij gjyqtari, përbëjnë shqetësim serioz për Policinë e Shtetit, e cila gjendet e detyruar të luftojë kriminalitetin ndaj të njëjtëve njerëz, që riciklohen të lirë në shoqëri nga vendime të tilla, tërësisht skandaloze", shkruan ministri Tahiri në letrën e tij.

Më tej, Tahiri shkruan se Policia është e detyruar të luftojë ndaj të njëjtëve njerëz që riciklohen të lirë, nëpërmjet vendimeve të gjykatësit Aliu, pasi janë arrestuar më parë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, vjedhje, korrupsion, kanosje të punonjësve të CEZ dhe Policisë.

Letra përmban dhe rastet konkrete të personave të liruar nga ky gjykatës, ku janë të listuara 9 raste të gjykuara në muajin shkurt dhe mars, për të cilat pas apelimit gjykata ka hedhur poshtë vendimet e Osman Aliut.
JA RASTET E EVIDENTUARA:
5 shkurt -- Shtetasi Aleksandër Tafa, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar "Arrest me burg", është liruar në sallën e gjyqit. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli.
6 shkurt -- Shtetasi Kujtim Shala, akuzuar për kanosje të punonjësve të CEZ dhe Policisë, për shkak të detyrës, prokurori kërkoi "Detyrim paraqitje", gjyqtari e liroi në sallë pa masë.
7 shkurt -- Shtetasi Fatjon Metushi, akuzuar për vjedhje, prokurori kërkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron pa asnjë masë dhe Gjykata e Apelit e rikthen të akuzuarin në burg nën masën e arrestit.
25 shkurt -- Shtetasi Ermir Gjuzi, punonjës i Task Forcës së CEZ ka përvetësuar 1 mln lekë nga persona të ndryshëm në shpërdorim të detyrës. Gjyqtari nuk ka vendosur asnjë masë sigurie për të dhe nuk ka zbardhur ende vendimin, megjthëse ka detyrim që ta kryejë brenda 5 ditësh, duke penguar prokurorin t'a apelojë vendimin.
16 mars -- Shtetasi Marsel Prifti, prokurori ka kërkuar "Detyrim paraqitje" për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, gjyqtari Aliu e ka liruar menjëherë nga salla e gjyqit pa asnjë masë sigurie.
17 mars-- Shtetasi Nebi Hoxha, prokurori kërkon "Detyrim paraqitje" për dhunë në familje, gjyqtari Aliu e vlerëson ndalimin të paligjshëm, e liron në sallën e gjyqit, çështja është apeluar.
17 mars-- Shtetasi Saimir Tatani, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt prokurori kërkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron në sallën e gjyqit pa asnjë masë sigurie.
20 mars -- Shtetasi Ardjan Almadhi, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, prokurori kërkon detyrim paraqitje, gjyqtari Aliu e liron në sallë pa asnjë masë.
23 mars-...

Share This Video


Download

  
Report form