TIRANE- E gjithë administrata fiskale do i nënshtrohet trajnimit ndërkohë që sot nis cikli i trajnimeve të administratave Tatimore dhe Doganore: "Etika e punonjësve të Administratës Tatimore dhe Doganore".
Kryeministri Edi Rama vlerësoi se është një kurs "kundër analfabetizmit fiskal që ka krijuar kaq shumë problem mes shtetit e sipërmarrjes dhe ka dëmtuar seriozisht ekonominë dhe përpjekjen e përbashkët për mirëqënie "
"Askush nga investitorët nuk vendosi taksat por thuajse unanimisht problem kryesor ishte administrata, pastaj gjyqësori, siguria e titujve të pronësisë dhe më pas kualifikimi i krahut të punës dhe në fund niveli i taksave. Sikur ti kishim dedikuar po atë pasion e vëmendje që i kemi dedikuar asfaltit me siguri do të kishim shtruar sot dyfish rrugën drejt BE " u shpreh Rama.
Këto trajnime do të kryhen nga përfaqësuesit e Crown Agents. Në prezantimin e këtij cikli trajminesh, në hotel Tirana, janë të pranishëm edhe Ministri i Financave, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ministrja e Integrimit, përfaqësues nga biznesi.
Ministri i Financave u shpreh se e gjithë administrata do të trajnohet.
"Sot po flasim për administratën fiskale. Ky është fillimi i trajnimeve të të gjithë administratës. Janë edhe institucionet e e tjera. Do të zgjasë mbi 2 muaj dhe vjen për përmirësimin e kapaciteteve të administave shtetërore".