KORCE - Është shoqëruar me incidente seanca gjyqësore ndaj katër të rinjve transportues të tritolit në Korçë, të arrestuar datën e 26 marsit. Kështu një nga të rinjtë e arrestuar, Sergei Cenolli, ka protestuar në sallën e gjyqit, pas masës së arrestit me burg, duke i rënë murit me kokë dhe duke pësuar gjendje të fikëti.
Ndërkohë edhe mbrojtja nuk e ka pranuar vendimin duke e argumentuar se ngjarja ka qenë e stimuluar dhe se të rinjtë e kanë gjetur tritolin gjatë gërmimeve për skrap.
Protesta ka pasur edhe nga familjarët të cilët janë shprehur se kjo nuk është drejtësi, pasi sipas tyre, shteti i kishte lënë armët në rrugë.
Megjithatë katër të rinjtë e arrestuar, Sergei Cenolli, Ledjon Shupe, Vasjan Plasari dhe Halil Agolli u lanë në burg.
Katër të rinjtë u arrestuan nga policia teksa transportonin një sasi të konsiderueshme tritoli së bashku me detonatorët ditën e 26 marsit.