Rusia nga Krimea do të bëjë zonë të lirë ekonomike

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Rusia do i akordojë Krimesë statusin e veçantë të zonës ekonomike me lehtësime tatimore dhe pa burokraci. Premtimi është bërë nga kryeministri rus Dimitrij Medvedev, i cili sqaroi se me këto masa, synohet që gadishulli të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj.

"Përveç kësaj, bashkë me presidentin Putin, ramë dakord të rrisim pensionet në Krime dhe t'i barazojmë ato me mesataren që është në Rusi. Do të pasojë edhe zgjerimi i infrastrukturës rrugore dhe linjës rrugore direkte mes Rusisë, Krimesë dhe Sevastopolit", tha Dimitrij Medvedev, kryeministër i Rusisë.

Medvedev ishte sot në Simferopol për të marrë pjesë në seancën e qeverisë ruse. Ai është funksionari më i lartë shtetëror rus që viziton gadishullin e Krimesë pas bashkëngjitjes së saj me Rusinë. Mbrëmë SHBA-ja dhe Rusia nuk arritën dot marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Pas bisedimeve 4 orëshe në Paris, Lavrov tha se të gjitha palët i kanë parashtruar planet e veta për zgjidhjen e krizës, por nuk janë pajtuar rreth faktit se kush e shkaktoi krizën. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form