Dita ndërkombëtare për luftë kundër autizmit

alsatmtv 2015-08-22

Views 5

Po rritet numri i fëmijëve me autizëm, thonë nga Shoqata "Në botën time". Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, të dhënat i bazojnë në përvojat e përditshme. Nënat e fëmijëve me autizëm ankohen se ndihma financiare që marrin nga shteti është shumë e vogël, kurse kujdesi është i shtrenjtë.

"Është shumë e vështirë të jesh nënë e fëmijës me autizëm. Prej shtetit kërkojmë shumë gjera, të paktën shtesat dhe ilaçet që duhet ti marrin të jenë nga shteti dhe jo prej neve. 20.000 denarë në muaj janë shpenzimet, kurse ne marrim kompensimin prej 4300 denarë", tha Vesna Andreeva, nënë e fëmijës me autizëm.
Sot në Ditën Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin u hap qendra e kujdesit ditor për fëmijët autikë në Shkup.

"Ky kapacitet ofron shërbim cilësor për fëmijët me autizëm dhe siguron trajtim individual për çdo shfrytëzues individualisht. Në Qendrën ditore punojnë edhe profesionist, logoped, psikolog, defektolog dhe edukatorë", u shpreh Biljana Jarçevska, drejtore e Qendrës ndër-kommunale për punë sociale.

Prindërit e pranishëm në evenimentin e sotëm, kërkuan hapjen e qendrave të tilla në tërë vendin. Përkujtojmë se në suaza botërore rreth 80 milion njerëz jetojnë me autizëm. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form