A1 Report - KLSH kerkon shtim te kompetencave per auditimin mbi tatimet

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit preferon të mos ndërhyhet fare në ligjin organik të institucionit, në rast se nuk i lejohet të kontrollojë tatimet. Kreu i KLSH u shpreh kundër ndërhyrjeve që kanë bërë deputetet në Komisionin e Ekonomisë, të cilët i kufizojnë aksesin tek Drejtoria e Tatimeve. Për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje, çështja kaloi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon zgjerimin e kompetencave të ushtrimit të auditit të tij, pasi ligji i vjetër le në hije shumë dikastere të cilat janë burime shkeljesh. Por amendamentet, Bujar Leskaj i ka paraqitur dhe më parë në Kuvendin e drejtuar nga Jozefina Topalli, ku nuk janë përfshirë fare në axhendë. Ky veprim i ka dhënë shkas ironive të deputetëve të maxhorancës.

Disa nga fushat e reja që do të marrë përsipër KLSH të auditojë janë: Entet Rregullatorë, zbatimin e koncesioneve dhe punës që ato bëjnë në terren, si dhe paratë e shtetit që shkojnë për financimin e partive politike dhe shoqatave.

Share This Video


Download

  
Report form