ATHINE - Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri gjatë vizitës së tij në Athinë është takuar sot me Ministrin e Energjisë së Greqisë Janis Maniatis ku diskutuan në lidhje me mardhënjet e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e energjitikës veçanërisht në projektet e përbashkta siç është edhe projekti TAP.
Në fajlën e tij ministri Gjiknuri e konsideroi projektin e gazsjell?sit me r?nd?si thelb?sore edhe n? kuad?r t? forcimit t? marr?dh?nieve mes dy vendeve. Gjiknuri njohu ministrin grek me faz?n n? t? cil?n ndodhet projekti TAP n? Shqip?ri dhe p?rpjekjet e qeveris? p?r t? rritur nivelin e p?rfitimeve lokale nga ky investim. Gjithashtu ministri Gjiknuri tha se tanim? ka nisur puna edhe p?r t? mund?suar hartimin e nj? masterplani p?r gazifikimin e vendit.
"Diskutuam për projekte të përbashkta siç është projekti TAP si dhe benefitin më të madhë për të dy vendet nga ky projekt, si dhe çështje të bashkëpunimit dhe në fusha të tjera të gazit dhe naftës pasi dhe Shqipëria dhe Greqia, sidomos në detë kanë një strukturë të pëtafërt gjeografike e cila mund tu shërbej shumë mirë të dyja vendeve dhe mund të kthehet një fushë e mirë për bashkëpunim të zhvillimit të mëtejshëm në fushën energjitike." tha ministri Gjiknuri.
Nd?rkaq, nga ana e tij ministri Maniatis insistoi se ky ?sht? nj? moment shum? i mir? q? Shqip?ria dhe Greqia duhet ta shfryt?zojn? p?r t? koordinuar veprimet dhe rritur shkall?n e bashk?punimit n? fush?n e gazit dhe t? energjis?.
"Në përgjithësi, unë mendoj se ne jemi në një kohë shumë të mirë, ku marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen më shumë dhe të forcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve duke mbështetur njëri tjetrin. Nuk është vetëm gazsjellësi TAP që na bashkon. Sigurisht TAP është një projekt i madh, projekt simbolik, i cili i afron më shumë dy vendet tona në bashkëpunim. Po ne do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në këtë program ." tha Maniatis
Gjatë takimit u ra dakort edhe për krijimin e një Komiteti të përbashkët pune, Komiteti teknik, mes dy ministrive, për shkëmbimin e politikave reciproke energjitike dhe për të punuar për projekte të përbashkta, duke pasur parasysh edhe mbështetjen e Greqisë në Komisionin Europian, për promovimin e projekteve të cilat kanë interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas ministrit Gjiknuri, Komiteti shumë shpejt do të fillojë nga puna për të diskutuar mbi politikat e përbashkëta të çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë.
"Gjithashtu ram dakord që të krijojmë një komitet të përbashkët pune mes dy ministrive, për të shkëmbyer politika reciproke energjitike dhe për të punuar për projekte të përbashkta, qoft edhe me mbështetjen e Greqisë në Komisionin europian, për tëpromovuar projekte të cilat kanë interesë për Shqipërinë dhe për Greqinë. Shumë shpejt Komiteti do të fillojë nga puna, për tëdiskutuar mbi politikat e përbashkta të çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë." u shpreh Gjiknuri
Ndërsa ministri grek i shprehu homologut të tij Gjiknuri mbështetjen e...