Kjo rrugë e dëmtuar në qytetin e Lezhës është rikonstruktuar vetëm pak vite më parë, por gropat janë rikthyer sërish. Të tilla janë disa në këtë qytet dhe pothuajse të gjitha i përkasin ndërhyrjeve infrastrukturore të kryera nga kjo njësi vendore në 4 vitet e fundit.
Për të mbuluar këto gropa, Ndërmarrja e Shërbimeve gjen një mënyrë krejt origjinale dhe unike. Në vend të çakullit apo asfaltit, përdorimi i interteve kryesisht tulla të thyera, është gjetja me sinjifikative.
Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë së Lezhës mundësuan këto tulla të thyera duke mbushur gropat vetëm 2 ditë më parë, por për dëmtimet që lënë ato tek automjetet askush nuk mban përgjegjësi e njëkohësisht duke mos u respektuar e drejta e sigurisë në lëvizje.
Ndonëse do të duheshin vetëm pak fonde për të siguruar të paktën çakull dhe sistemuar këtë rrugë me gropa, bashkia e Lezhës krijon më tepër shqetësim për drejtuesit e mjeteve.