A1 Report - Medalje "kryeministri" për divën e sopranos, Ermonela Jaho

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Është zgjedhur medalja ekskluzive, më e larta që Kryeministri u jep kryetarëve dhe Kryeministrave të shteteve të tjera për të nderuar sopranon me famë botërore Ermonela Johon. Në një ceremoni të posaçme në sallën e hartave në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi artisten Jaho si "divën e skenave të botës së sotme operistike" duke u shprehur se Shqipëria është më fat që ka një ambasadore, që sipas tij do e kishte zili çdo vend me fuqi shumë më të madhe botërore.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, artistë, profesorë të sopranos, artistë, familjarë dhe intelektualë, Kryeministri tha më tej se beson tek forca që ka arti për të përmirësuar imazhin e një vendi.

"Diva e skenave të botës së sotme opertistike është një shqiptare, një zë që i bën të përpëliten endat më të fuqishme të kritikës. Një trup që i bën të vibrojnë muret e skenës, kur lëviz dhe këndon në ekranin e gjerë të skenës. Një shqitpare që kthehet në skenën e vrazhdë të Shqipërisë. Gjatë vizitës sime në Gjermani mu desh t'i përgjigjesha Merkelit kur më pyeti se si ndërroi rruga nga arti në politikë. I tregova si arti për mua ishte shprehja e një përpjekjeje të brendshme, e cila nisi të mishërohej si aksion i përditshëm politik. Por nëse Ermonela do më bënte të njëjtën pyetje do kisha më pak kurajo dhe besim te përgjigjja, sepse ka artisë dhe artiste dhe Ermonela mes shumë artistësh është artiste me A të madhe", tha Rama.

JAHO: KUR BASHKOJME DASHURITE, NE SHQIPTARET BEJME MREKULLIRA
Mes lotëve dhe emocioneve që e shoqëruan gjatë gjithë ceremonies, sopranoja e madhe Ermonela Jaho u shpreh se kur shqiptarët bashkëpunojnë bëjnë mrekullira.

"Ndihem shumë e nderuar se nuk ka emocion më të madh se kur ndihesh e rrethuar me dashuri dhe vlerësim dhe mendoj se vlerësimi për njëri- tjetrin është çelësi i suksesit. Këtë e kam provuar në "Madama Butterfly", dhe kemi menduar që e kemi shumë të vështirë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por kur bashkojmë dashurinë tonë ne shqiptarët bëjmë mrekullira. Dhe këtë ndjeva në TKOB tek "Madama Butterfly" ku publiku nuk ishte mbledhur për artisten, por për të ndjerë dashurinë. Ju faleminderit pasi pa ju do e kisha të pamundur", u shpreh Jaho.

KUMBARO: PERULJE PER ARTISTET, SHQIPERIA S'I JEP ÇA MERITOJNE
Kontributi i sopranos në artin shqiptar është vlerësuar edhe nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shprehu ndër të tjera angazhimin për ta inkurajuar në rrugën e artit.

"Je shumë e re, por ja që sfidat e tua kanë qenë kaq të pasura saqë unë nuk mund t'ja lejoj vetes tundimin për të ndarë e-mailet mes nesh. Dua të ndaj me të gjithë atë që t'i më shkruaje më parë. 'Them se duhet të mblidhemi, thotë Ermonela ata njerëz me syrin pozitiv në Shqipëri, dhe në art, dhe të ndriçojmë një dritë në fund të tunelit për shoqërinë dhe rininë shqiptare'. Kam një perulje të thellë për artistët që bëjnë art në këtë vend edhe pse ky vend nuk u jep atyre atë që ata meritojnë. Për një kulturë t...

Share This Video


Download

  
Report form