A1 Report - Letra për Niken, PD: Tahiri sulmon gjykatat për deshtimin e tij me rendin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Pas letrës që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, për çështjen e lirimit të Gjin Nikës nga Gjykata e Apelit, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp, PD akuzon ministrin Tahiri, se sulmon gjykatat për dështimin e tij me rendin. Ndërsa duke u ndalur sërish tek çështja e emërimeve, i kërkon ministrit Tahiri "të ndalë emërimet e narkotrafikantëve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit".

"Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohësisht edhe më qesharaku dhe absurdi. Përsëri Sajmir Komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit. Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emërimet e narkotrafikantëve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS