A1 Report - Pas marreveshjes me FMN, qeveria negocion edhe dy te tjera me BB

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Pas marrëveshjes së arritur me FMN, qeveria shqiptare po negocion dy marrëveshje të tjera me Bankën Botërore. Marrëveshja e Huasë së politikave Zhvillimore prej 100 milionë dollarë, e prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik kombëtar ka në fokus modernizimin e sistemin financiar në vend. kryeministri Rama ka vlerësuar asistencën e ofruar nga ekspertët e huaj në procesin e negocimit dhe arritjes së këtyre marrëveshjeve.

"Dua që t'i falënderoj sinqerisht, jo formalisht të gjithë miqtë tanë, që na ndihmojnë me këshillat e tyre. Dhe Dua t'ju them me modesti po me vërtetësi që marrëveshja që ne arritëm me Fondin Monetar pas një negocimi të vështirë është rezultat, pa asnjë dyshim edhe i ndihmës suaj, i konsultimeve që kemi bërë. Kemi një performancë pozitive të administratës doganore dhe tatimore dhe praktikisht pjesa më problematike, që ne kemi pasur në diskutimin me Fondin ka qenë vendosja e tavaneve të të ardhurave, planit të të ardhurave që na është dukur mbase më ambicioz seç duhet.

Por deri tani dhe posaçërisht me realizimin e muajit mars, kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. Kemi 6 mujor me 6 mujor, 150 milionë dollarë më shumë", tha kryeministri Rama.

Ndërkaq, sipas ministrit të Financave Shkëlqim Cani, objektivi kryesor pas arritjes së marrëveshjes me FMN mbetet fuqizimi i rritjes ekonomike dhe korrigjimi i disbalancave makroekonomike.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar krahas anëtarëve të përhershëm merrnin pjesë edhe emra të njohur të ekonomisë botërore, Stephany Griffith-Jone, Profesore në Universitetin e Columbias, Erik Berglof kryeekonomisti i BERZH, Leif Pagrotsky, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed etj.

Në diskutimet e tyre të pranishmit e vlerësuan si në hap pozitiv përpara arritjen e marrëveshjeve me FMN dhe BB, me një ndikim tejet të rëndësishëm në rritjen e kredibilitetit të vendit, garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe realizimin e reformave të rëndësishme strukturore në kuadër të modelit të ri ekonomik të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form