A1 Report - Durrës, Rama: Sot ne do japim tituj Pronesie, jo Shaban-Tapi

Report TV 2015-08-22

Views 0

DURRËS- Sot kryeministri Edi Rama ka shpërndarë dokumentet e legalizimit të banesave në zonën e Kënetës. Pak para aktivitetit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale, Twitter dhe Facebook ku shkruan se "legalizimet falas po rrisin sigurinë dhe po garantojnë progres real".

Duke folur në takimin e organizuar në zonën e Kënetës në Durrës, kryeministri Edi Rama deklaroi se "qeveria sot do të japë tituj pronësie, e jo Shaban-Tapi."

Sipas kryeministrit, "janë mijëra familje që kanë paguar një dhe më shumë herë për xhepat e atyre që shfaqeshin në dyert tuaja vetëm në kohë fushate. Ato të famshmet Shaban-tapitë e fushatave familjare". "Sot ne do të japim tituj pronësie, duke bërë një ndryshim thelbësor, jo vetëm që qytetarët të shkojnë tek ALUIZN-i, por ai të vij tek ju për t'ju dhënë dokumentacion", tha kryeministri Edi Rama.

"Kemi namin që premtojmë shumë por nuk dimë të mbajmë fajlën. Jemi sot këtu për të çuar përpara realizim konkret të një zotimi madhor të fushatës tonë. Jo vetëm të fushatës së PS-së, por edhe LSI-së për të ecur më shpejtë", deklaroi kryeministri Rama.

"Si aleancë, ne jemi këtu të gatshëm që zotimin tonë për të kryer dhe për të mbyllur legalizimet si një plagë e madhe e thelluar, ta bëjmë realitet. Ta bëjmë realitet duke filluar me dhënien e dokumenteve të pronësisë për 160 mijë aplikimeve të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asgjë dhe askush asnjëherë nuk ka vajur ti trokas në derë të qytetarëve", tha ai.

Sipas Ramës ky proces do t'i jap fund një plage të vjetër në Shqipëri.

Kjo ndihmon edhe ekonominë, tha Rama. "Ne e bëjmë këtë jo vetëm që çdo njeri që ka ndërtuar një shtëpi të bëhet pronar por edhe për ekonominë. Sepse këto familje kanë investuar gjithçka kanë patur për një shtëpi, gjitha paratë i kanë në murre dhe çati. Në momentin që një person ka letrat e banesës në dorë, ai ka një kapital. Me këto letra ai mund të shkojë në bankë të marrë një kredi për të hapur një biznes të vetin, të vetëpunësohet dhe të bëjë një aktivitet tregtar dhe ekonomik", u shpreh Rama.

BANESAT NË TOKËN E SHTETIT, JA SI DO TË PROCEDOHET
Personat që kanë ndërtuar në tokën e vet nuk do të paguajnë për legalizimin e banesës së tyre. Ndërsa ata, sqaroi Rama, "që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit do të ndjekin një procedurë tjetër."

"Kemi një grup njerëzish që kërkojnë legalizim dhe një grup njerëzish që kërkojnë kthim pronash."

"Në qoftë se je në tokën e shtetit së pari kush paguan vlerën që është më e ulëta për 300 metra katrorë, dhe mbi 300 metra tokë kalon në vlerën e tregut. Kush paguan menjëherë ka 20 % ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush nuk paguan menjëherë e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguaj pas një viti por nuk përfiton nga ulja 20% por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje e merr legalizimin por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet por kufizimin e merr ai që e blen."- sqaroi Ram...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS