VLORE - Sekuestrohet 1 tonë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe në pranga është vënë një person i dyshuar si trafikuesi i kësaj droge.
Ky është bilanci i një aksioni të finalizuar nga policia kufitare dhe ajo e Vlorës mesditën e sotme në afërsi të pyllit të Akërnisë.
Lënda narkotike po transportohej me një makinë tip furgon drejt bregdetit, ku pritej të ngarkohej në gomone dhe të nisej drej Italisë.
Blutë e Vlorës kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Përveç sasisë së drogës, blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe mjetin tip furgon që po transportonte lëndën narkotike si dhe një tjetër makinë tip fouristradë, drejtuesit e së cilës e braktisën atë sapo u pikasën nga policia.
Këta të fundit të ndihmuar edhe forcat Renea vijojnë aksionin në terren për ndalimin e trafikantëve të tjerë, ndërsa efektivët e Delta Forcë kanë nisur kërkimet për skafin ku pritej të ngarkohej lënda narkotike.