A1 Report - Gjykata i njeh I.Kupes 8 muaj nga 54 vitet e burgut te dhena ne Greqi

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE- Autoritetet greke i zgjatin qëndrimin në burgjet shqiptare, Ilir Kupës, njërit prej 9 të dënuarve shqiptarë që u arratisën nga burgu i Trikalasë.

I dënuar me 54 vjet burg për grabitje bankash në shtetin grek, dhe në gjykim për arratisjen e bujshme, drejtësia greke sjell në Tiranë vetëm vendimin me 10 muaj burg për evazion fiskal përmes mospagimit të taksave.

Vendimi u njoh në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, e cila vetëm sa i ka ulur dy muaj burg duke e çuar në 8 muaj dënimin për këtë vepër penale.

Vendimi është kundërshtuar nga mbrojtja në Gjykatë, sipas të cilës nuk mund të dënohet me burg për taksat një person që nuk ka mundur t'i paguajë ato.

Ndërsa vetë Kupa është shprehur se ka qenë në burg kur është marrë ky vendim dhe nuk kishte asnjë mundësi për ta kundërshtuar apo shlyer detyrimin.

Edhe pse nuk ka shfaqur ndonjëherë interes për t'u ekstraduar dhe shlyer dënimin në Greqi, autoritet greke duke se me dënimin për taksat, të përgatitin rrugët ligjore që Kupa të shlyejë krejt dënimin e mbetur në Shqipëri.

Kupa u arrestua në Shqipëri pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi.

Tre nga tetë të arratisurit e tjerë, Marjan Kola, Ermir dhe Fatmir Sinani u vranë nga policia dhe ushtria greke korrikun e vitit të kaluar. Ata u akuzuan për grabitje dhe vrasje në Greqi, ngjarje këto të ndodhura pas arratisjes nga burgu.

Share This Video


Download

  
Report form