A1 Report - INSTAT: Bujqesia dhe ndertimi e mbyllen vitin 2013 me rritje

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Rritja ekonomike në vitin 2013 ishte 0.44%, ku vetëm në 3-mujorin e fundit të këtij viti, rritja shënoi masën 1.1% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012. Degët kryesore që kanë mbajtur dhe peshën e rritjes ekonomike për këtë periudhë ishin "Bujqësia", "Tregti Hotele dhe Restorante", "Ndërtimi", "Industria" dhe "Post-Komunikacioni".

Sipas drejtorit të INSTAT-it, Gjergj Filipi, aktiviteti bujqësor dhe ndërtimi ishin dy shtyllat e kësaj rritjeje përkatësisht me 1.23 dhe 3.66%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit pararendës.

Aktivitet që shënuan një rënie gjatë këtij 3-mujori ishin Transporti me 27.92%, si dhe grupimi "Shërbime" që pati rënie me 1.76%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Rënia e këtyre sektorëve ndikohet edhe nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit. Me vlerësimin e 3-mujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak për vitin 2013, i cili mbështetur në treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto pati rritje prej 0.44%, krahasuar me vitin 2012.

Share This Video


Download

  
Report form