Prezantohet zyrtarisht sot prefektja e re e Vlorës Etjona Hoxha. Në ceremominë e organizuar sot në mesditë në teatrin "Petro Marko" mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Prefektja e re, Etjona Hoxha, e cila në këtë detyrë zëvendëson Besnik Dervishin, premtoi se "Do eliminojë emërimet abuzive në punë. Do i japim fund nepotizmit dhe korrupsionit"