Shqiptarët nuk e duan jetën, ose nuk kanë mundësi që ta sigurojnë.Ky është përfundimi që del nga të dhënat e raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare për 2013.
Relatorja e raportit të AMF-së, Blerina Gjylameti, ka deklaruar se pavarësisht se sigurimi për jetën është rritur gjatë vitit që lamë pas, përsëri mbetet shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera.
Në lidhje me rritjen e sigurimeve të automjeteve kryetarja e AMF-së, Enkeleida Shehi, shpjegon se ka ardhur si pasojë e konkurencës së fortë dhe rritjes së numrit të aksidenteve.
Në raportin e AMF-së konstatohet ndër të tjera edhe një rritje e numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve private, ku regjistrohen rreth 7 mijë e 800 persona.