INUK i prish shtëpinë, jeta nën plastmas e nënës me kancer dhe familjes së saj

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Brenda mbulojës me plastmas , ku gjatë ditës temperaturat shkojnë mbi 30 gradë ndërsa në darkë era hyn nga të katër anët, jeton ditët e fundit të jetës Shpresa Drazhi. Nëna e dy fëmijëve e cila është e diagnostikuar me një tumor të pashërueshëm.

Serumi me qetësues për t'i lehtësuar sadopak dhimbjet e trupit është varur në hekurat e mbetura nga rrënojat e shtëpisë së saj.

Për shpirtin, Shpresa nuk ka qetësues. Nuk ka ilaç për të qetësuar zemrën e nënës e cila një javë më parë nga krevati, pa Inspektoriatin Ndërtimor të Elbasanit t'i vendoste skrapin për të shkatërruar shtëpinë e ngritur me mundim.

Historia e familjes së Haxhi Drazhit, në periferi të Elbasanit është trajtuar mbrëmë në emisionin "Alarm" të Ora News.

Gruaja, e cila është nxjerrë nga spitali për të kaluar ditët e fundit të jetës pranë familjes, nën efektin e morfinave thotë për mikrofonin e "Alarm": Po u erdhi keq për mua le të vijnë të më ndihmojnë, ndryshe do të vdes këtu"

Share This Video


Download

  
Report form