A1 Report - INUK,nis shembja e 12 objekteve pa leje në aksin Tepelene-Gjirokaster

Report TV 2015-08-22

Views 5

GJIROKASTER - Inspektoriati Ndërtimor Urabanistik Kombëtar ka shtrirë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin Tepelenë-Gjirokaster.

Fadromat e INUK janë përqëndruar në shembjen e 12 objekteve pa leje, mes tyre edhe objekte me disa kate. Mes objekteve të shembura janë mure rrethuese, kioska etj.

Gjatë aksionit janë angazuar forcat speciale, të cilat kanë rrethuar zonën në një perimetër gati 100 metra të këtij objhekti tre katësh, për të shmangur ndonjë incident. Përfaqësues të INUK, kanë bërë të ditur, se nuk kanë hasur rezistencë nga ana e pronarëve të objekteve të paligjshme, ndërsa pritet që aksioni, të vijojë përgjatë javës së ardhshme, duke prekur të gjithë gjatësinë e rrugës deri në Pikën Kufitare të Kakavijes.

Share This Video


Download

  
Report form