Në Shqipëri një antibiotik jepet aq shpesh saqë mjekët e quajnë jo si përdorim, por keqpërdorim të antibiotikëve. Mjekët u kërkojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me përdorimin e tyre, sepse antibiotikët përdoret në vend si për infkesione të thjeshta edhe për viruese.
Por ndryshe nga çfarë nuk është kuptuar deri tani, është fakti se antibiotiku nuk lufton viruset por vetëm infeksionet dhe se në 70-80% të rasteve pacientët marrin antibiotikë që nuk ka asnjë efekt dhe aq më keq kur antibiotiku merret nga viruset.
"Një nga problemet madhore është përdorimi apo keqpërdorimi i antibiotikëve, kurse tek viruset nuk kanë asnjë efekt. Po të marrim sëmundjet më të zakonshme që janë infeksionet të raktit respirator që dhe poliklinikat mbushen zakonisht pas gripit me bronkite, rrufën e zakonshme , me sinozite, në 70-80% të tyre janë të shkaktuara nga viruset, nuk janë të komplikuara dhe çfarë ndodh? Dhe kjo nuk është në Shqipëri, në Shqipëri është shumë e shprehur po dhe në vende të tjera trajtohen invers. Në vend që 80% e rasteve të mos trajtohen me antibiotikë, 80-90% trajtohen me antibiotikë, janë të rrallë ata që nuk japin antibiotikë rutinë" tha mjeku i sëmundjeve të brendshme, Hasan Hafizi.
Shqipëria tashmë ka kaluar situata më të rrezikshme të viruseve, por mjekët në këtë trajnim me gazetarët kërkuan që të bëhet kujdes që qytetarët të kuptojnë rëndësinë, por dhe efektet e një antibiotiku të përdorur masivisht.