A1 Report - Tiranë, protestë për Ilia Karelin, qytetarët përplasen me policinë

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE- Një grup qytetarësh kanë protestuar pasditen e sotme, në sheshin para Piramidës në Tiranë kundër torturave të ushtruara ndaj të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar himnin kombëtar e ndërkohë kanë grisur një flamur grek dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Grupi i protestuesve ka mbajtur nëpër duar edhe parulla të ndryshme, ku dënonte dhunën çnjerëzore të gardianëve të burgut grekë dhe shprehte vlerësim për të vrarin shqiptar, Kudret Kume ose i njohur ndryshe në Greqi si Ilia Kareli. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Share This Video


Download

  
Report form