Qeveria kredi të re nga BB, Cani: Për të përmirësuar situatën energjitike

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Pas huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare pritet të marrë një hua të dytë, këtë herë nga Banka Botërore.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se në fund të muajit maj pritet të merret miratimi për një hua nga Banka Botërore e cila do të përdoret për të përmirësuar situatën energjitike.
"Ne kemi hyrë në një marrëdhënie disi të veçantë me FMN-në dhe Bankën Botërore, për arsye se nuk jemi më në marrëdhënie kaq të ndërvarura, apo në marrëveshje të drejtpërdrejta kushtëzuese me njëri tjetrin. Por, në një farë kuptimi, edhe pse i kemi të relaksuara marrëdhëniet, ne kemi marrë hua nga FMN dhe nga Banka Botërore, pasi shpresojmë t'i kemi përmbushur të gjitha parakushtet, mendojmë që në fund të majit, Bordi i Bankës Botërore do të marrë një vendim pozitiv për të na e dhënë huanë" tha Cani.
Duke iu referuar marrëveshjes me FMN-në, kreu i Financave tha edhe se lëvrimi i këstit të parë të huasë po zgjat vetëm për motive teknike.
"Ne kemi bërë kërkesën përpara pesë ditëve, pasi kërkesa duhej bërë përpara pesë ditë pune dhe pas kësaj periudhe bëhet lëvrimi. Kësti i parë është diku tek rreth 25-26 milionë euro" shtoi Cani.
Gjithashtu ministri Cani u shpreh optimist për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë shqiptare.
Ndërkohë, kreu I financave Shkëlqim Cani ndodhet në Washington për takimet e pranverës me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form