"Lidhja e Prizrenit" në Lezhë, Ansambli sjell folkun dhe traditën kosovare

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Muzikë dhe valle nëpër rruget e qytetit të Lezhës. Kjo ka qenë mënyra që ka zgjedhur të hyjë në këtë qytet ansambli "Lidhja e Prizrenit".
Artistët nga Prizreni ishin në qytetin e Besëlidhjes për një koncert më kënge dhe valle popullore e folklorike.
"Prizreni dhe Lezha kanë një të përbashkët, janë dy qytete që simbolizojnë Besëlidhjen e shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi, ndaj të tjerë aktivitete do të shoqërojnë këtë afrimitet historik. Jemi një komb dhe një traditë, ndaj duhen intensifikuar këto lidhje të ngushta" është shprehur artisti nga Prizreni Zenel Zekolli.
Për gati 2 orë, spektatori në pallatin e kulturës "Dedë Ndue Lazri" në Lezhë ka shijuar përformancen artistike të ansamblit "Lidhja e Prizrenit", duke risjelle në vëmendje folkun dhe traditën.

Share This Video


Download

  
Report form