DURRES - Një aksion i përbashkët mes policisë së Durrësit dhe antidrogës ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe cannabis. Si pasojë janë sekuestruar 300 doza cannabis, 200 doza heroinë, një granatë dhe fishekë ushtarakë ndërsa kanë rënë në pranga 5 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni policior i koduar "Weekend 2", ka bërë të mundur që në pranga të bien Nevruz Liço 21 vjec, Haxhi Ruçi, 21 vjeç, Ajgi Hysaj 19 vjeç, Tiger Kërtoçi 20 vjeç si dhe Olsi Hajrrulla 22 vjeç, që të gjithë me banim në Durrës.
Mësohet se të rinjtë krahas shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjithashtu nga hetimet e policisë rezluton se të rinjtë janë autorë të dyshuar të 6 rasteve të hedhjes nga jashtë rrethimit të lëndës narkotike brenda qendrës së paraburgimit I.E.V.P. në Durrës.
Operacioni për kapjen e të rinjve kishte dy muaj që kishte nisur në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës, ndërsa për identifikimin e tyre janë përdorur edhe përgjime filmike.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale "Prodhim, shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".