"Ilia Kareli" pezullon 4 efektivë policie, dhunuan protestuesit, Rama replikon me Berishën

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Pezullohen 4 punonjës policie për veprime jo korrekte gjatë protestës së zhvilluar dje për vdekjen nga torturat të Ilia Karelit në qelitë e burgjeve greke.
Në një deklaratë për shtyp, policia e Tiranës theksoi sot se "punonjësit e policisë vepruan n? kund?rshtim me procedurat standarde p?r menaxhimin e tubimeve."
Protesta, e cila përfundoi me dhunimin e protestuesve nga policia me shkopinj gome e shkelma, fillimisht ishte vendosur para ambasadës greke por më pas do të shkonte në bllokun e ambasadave . Këtu ndërhyri policia.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi mblodhi në një takim me drejtues të strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Disa orë më pas, Kryeministri Rama nga Katari, ku ndodhet për vizitë zyrtare, solli mesazhin se mbështeste vendimin e policisë për pezullimin e 4 efektivëve.
Madje replikoi në distancë edhe me ish kryeministrin Berisha, i cili përmes një postimi në facebook denoncoi "Terrorin policesk ndaj të rinjve dhe mediave në protestën paqësore" Duke e quajtur "Shteti policor fytyra e vertete e Edi Rames! "

Share This Video


Download

  
Report form