TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i çon letër kryeprokurorit Adriatik Llala përmes së cilës i kërkon të nisë procesin hetimor ndaj akuzave të Partisë Demokratike se Forcat e Armatosura janë të përfshira në trafikun e drogës. Ministrja thekson në letrën drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, se kërkon reagim të menjëhershëm dhe prononcimin e Llallës për procesin hetimor, nisjen e të cilit Kodheli e konsideron domosdomshmëri.
"Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik "Partia Demokratike e Shqipërisë. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor", thuhet në letrën që Kodheli i dërgon kryeprokurorit.
Letra vjen 3 ditë pas kallëzimit për deklaratat e ish ministrit Arben Imami në Kuvend që pasuan deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike për përdorimin e infrastrukturës së NATO-s të Forcave tona të Armatosura për trafikun e drogës.
Ndërsa i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Partisë Demokratike, ku përmes deputetit Flamur Noka, letra u gjykua si urdhër ndaj institucioneve të pavarura për të mbrojtur Forcat e Armatosura. Noka bëri të ditur se PD depozitoi në Kuvend kërkesën për seancë dëgjimore me ministren Kodheli në Komisionin e Sigurisë. "Ne disponojmë të dhëna që faktojnë keqpërdorimin e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës",