Bashkëshortja ime u vetëvra si pasojë e depresionit pasi ajo u internua për të dytën herë rresht, por këtë radhë persekutimi u krye pas 24 vitesh demokraci nga vendimi i Drejtoreshës së Sigurimeve në Korçë Ana Verushi.
Me këto akuza ka nisur rrëfimin e tij Ditran Meka, bashkëshorti i 52-vjeçares Brunilda Meka e cila i dha fund jetës dy ditë më parë.
Në një intervistë për Ora Neës, Meka thotë se shkak i vetëflijimit është largimin nga puna nga Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore dhe shprehet i vendosur se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje.
"Familja jonë u persekutua dy herë, sin ë kohën e komunizmit edhe sot. Brunilda kishte 21 vjet që punonte në Sigurimet Shoqërore. Prej 4 prillit mori transferimin shkresë zyrtare që ia ka dhënë Ana Verushi e emëruar psa zgjedhjeve të reja. Me të ardhur në detyrë bëri spastrime dhe e dërgoi Brunildën të punonte si ekonomiste në komunën Mollas. Të gjithë e dinë që Erseka është 47 km larg. Ky është internim i përsëritur. Unë do ta ndjek çështjen në gjyq. Nuk e bëj për hakmarrje por për drejtësi " thotë bashkëshorti i të ndjerës.
Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore Ana Verushi ka bërë me dije se e ndjera, ka qenë në punë deri në momentet e fundit të jetës së saj , dhe nuk është shkarkuar siç thotë PD por është transferuar.