Për gati një muaj punimet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës u ndërprenë. Sot këto punime kanë rifilluar. Arsyeja: Gjykata administrative vendosi se ndërhyrja e INUK për pezullimin e tyre ishte i paligjshëm.
Makinertë filluan punën. Firma kontraktuese, sipas kontratës me Bashkinë solli të gjithë punonjësit për të vijuar punimet.
Në të këtë hapësirë nuk ishte e nevojshme të kishte as unifroma blu, por në anën tjetër nuk kishte as pronar të cilët një muaj më parë thanë se Bashkia na mashtroi për dëmshpërblimet.
Gjithashtu po ecte normalisht sikur në këtë vend të mos ishte bërë asnjë herë sherr më parë nëse do të pezulloheshin apo të vijonin punimet,nëse duhet të dëm banorët apo duhet të prisnin?
Në fakt kjo situatë është disa orë pasi gjykata administrative rrëzoi qeverinë, duke shpallur të paligjshëm vendimin e INUK për bllokimin e punimeve për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës.
Pas shqyrtimit të fakteve, Gjykata Administrative deklaroi se vendimi i INUK që bllokonte punimet për zgjatimin e Bulevardit është i paligjshëm dhe se duhet të vijojnë punimet e nisura për këtë projekt.
INUK vendosi të bllokonte punimet, duke e argumentuar me faktin se ka ankesa të shumta nga banorët që preken drejtpërdrejt nga zbatimi i këtij projekti.
Qëndrimi i INUK ka shkaktuar disa herë përplasje mes palëve dhe ka bllokuar punimet për këtë projekt të rëndësishëm, ndërsa ka pasur protesta edhe nga bannorët që preken nga realizim i zgjatimit të Bulevardit për shkak të pakënaqësive për dëmshpërblimin për pronat e tyre, që cënohen nga kalimi i këtij projekti.