Ahmeti vazhdon bojkotin. Thaçi i kënaqur nga rezultati

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Kreu i integristëve Ali Ahmeti ka ritheksuar sot se subjekti që ai drejton nuk ndryshon qëndrimin sa u përket zgjedhjes së presidentit. Nga partia e Ahmeti edhe për raundin e dytë zgjedhor më 27 prill thërrasin në bojkot. Ahmeti tha se BDI-ja nuk bën politikë me standarde të dyfishta.

"Ne do vazhdojmë të promovojmë idenë tonë madhore, ide që kalon kufijtë e një pjese, më mirët themi një partie, por është ide e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë në RM dhe ne nuk do cenojmë as nuk do ta lëndojmë idenë sepse ideja është shumë më shumë se sa një dalje më 27 prill për kandidatin e dytë të radhës Stevo Pendarovski. Ideja është shumë më e fortë, ideja është shumë më me dobi të RM-së dhe ne do vazhdojmë ti ftojmë shqiptarët edhe njëherë të konfirmojnë verdiktin e tyre siç e dhanë në 13 prill", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Votat e grumbulluara dje për kandidatin presidencial të PDSH-së kreu i këtij subjekti politik Menduh Thaçi i konverton ën 13 apo 14 deputet.

"Të gjitha parashikimet tona dolën, edhe të rezultatit edhe të kësaj situate të jashtëzakonshme të votimeve kur kishte trysni dhe presione të ndryshme. Ne jemi në një situatë shumë të favorshme ku u tregua se PDSH-ja është një forcë shumë e madhe një strukturë jashtëzakonisht e fuqishme dhe unë parashoh që këto vota shpejtë për dy javë do të konvertohen në 13 apo 14 deputet", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi ditën e djeshme e ka vlerësuar si situatë të jashtëzakonshme, sepse sipas tij votuesit e PDSH-së kanë qenë nën presione dhe trysni të ndryshme.
Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form