Që në spitale mungojnë ilaçet kjo është pranuar gjithnjë edhe nga vetë drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë e QSUT-së.
Por pak ditë më pare, kjo Ministri deklaroi se në fund të muajit maj do të përfundonte prokurimi për furnizimin me ilaçe të spitaleve duke i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Por qytetarë që kanë të afërmit e tyre në Spitalin Onkologjik kanë denoncuar në emisionin Alarm në Ora News se janë të detyruar t'i blejnë të gjitha ilaçet dhe e kanë të pamundur ta përballojnë koston e tyre.
Etleva Memia, ka ardhur nga Pogradeci, ka prindin sëmurë, por nuk gjen asnjë ilaç në spital dhe detyrohet t'i blejë në farmaci.
Veni Disha ka gruan sëmurë, merr çdo 20 ditë dy flakonë me ilaçin që kushton rreth 1 200 euro
Spiro Zylali, ka motrën sëmurë, i duhet ta blejë ilaçin që kushton 35 mijë lekë.
Ndërkaq në farmacinë e Onkologjikut, përgjigja që jepet është se mungojnë të gjitha, ndaj zgjidhja e vetme është t'i gjesh në farmacitë private.
Ky është realiteti në një ndër spitalet ku trajtohen pacientë me sëmundje të rënda dhe që flet qartë e hedh poshtë të gjitha deklaratat që mbeten mediatike për furnizimim të spitalave me ilaçe apo mjekësi falas.