Vetëvrasja e 13 vjeçarit, dëshmitë: Imitoi telenovelat turke, besoi në botë e përtejme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Vetëvrasja e 13- vjeçarit banor i sektorit "Rinia", pak km larg Durrësit ka shokuar banorët e zonës por edhe të afërmit të cilët pas veprimit të fëmijës kërkojnë një Pse?
Bledari, djali i një emigranti në Greqi me origjinë nga Dibra u gjet i vetëvarur pasditen e djeshme nga nëna e tij në banesë.
Të afërm por edhe banorë të zonës thonë se shpërndajnë fletushkave nga sekte të ndryshme fetare të cilat që flasin për një botë të përtejshme, por edhe transmetimi i telenovelave orë pas orë në kanalet televizve shqiptare mund të fshihen pas aktit të vetëvarjes.
'Shpërndarja e fletushkave në këtë zonë është shkaku i kësaj vdekjeje. Dëshmitarët e Jehovait thonë se vdekja në këtë ditë dhe në këtë orë të çon në parajsë. Fëmija është ndikuar nga kjo gjë 100 përqind pasi nuk ka pasur asnjë arsye pasi ka pasur gjithë të mirat. Familja nuk e ka prekur me dorë fare. Kjo është një iluzion i fëmijës. Plus kësaj janë edhe telenovelat që po jepen që ndikojnë psikoligjikisht tek fëmijët" tha një banor i zonës." thonë banorë të zonës.
Fëmijët thonë se djali para se të kryente aktin e vetëvrasjes kanë diskutuar të luajnë këtë personazhin e Polatit në këtë film.
Por këto pista mbeten për tu verifikuar nga organet hetimore
As në shkollë nuk ka pasur kurrë problem dhe kushtet ekonomike ishin mëse normale. Babai emigrant në Greqi ka udhëtuar gjithë natën për të prekur tragjedinë dhe tashmë sëbashku me nënën zemër zhuritur nga tragjedia do përcjellin shumë para kohe në banesën e fundit djalin e tyre të vetvarur.

Share This Video


Download

  
Report form