Thaçi mendon për bojkot të parlamentareve?

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

38 mijë votat Iljaz Halimit kanë kyçur alarmin edhe në struktura brenda PDSH-së ku vazhdon e rritet pakënaqësia nga veprimet e kreut të kësaj partie Menduh Thaçi. Pas Ziadin Selës dorëheqje dhe përgjegjësi nga Thaçi kanë kërkuar edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, nëse dështojnë parashikimet e liderit të tyre edhe më 27 prill në zgjedhjet parlamentare. E gjithë kjo si duket ka detyruar liderin e partisë Thaçi të mendojë eventualisht për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare. Këtë sot e shkruan e përditshmja "Dnevnik", duke theksuar se partia e Thaçit në organet sajë më të larta do të diskutojë mundësin e bojkotimit. Sipas burimeve të gazetës, vendimi i tillë vjen si pasojë e vlerësimit të PDSH-së se në rrethin e parë të presidencialeve, në kampin politik shqiptar ka munguar demokracia, dhe shqiptarët kanë qenë të kërcënuar të mos dalin në votime. Edhe gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kondovë, Thaçi kishte vërejtje për procesin zgjedhor, pasi sipas tij janë xhiruar me kamera të gjithë ata që kanë dalë për të votuar.

"A e dini ju se kur njeriun e incizon duke shprehur lirinë e vet, bën veprim më të rëndë se nacistët kur i kanë stigmatizuar hebrenjtë", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Por vetëm 1 muaj më parë, incizimin e votuesve me kamera e propozoi si opsion vetë Menduh Thaçi.

"Do ti incizojmë me kamera në të gjitha vendvotimet, edhe Ali Ahmetin edhe funksionarët e tij kur ta marrin fletën të votojnë për kandidatin për president", kishte thënë Thaçi në mars.

Nga PDSH-ja sot nuk deshën të shpjegojnë paralajmërimet për bojkot dhe vendimin eventual të Kryesisë Qendrore mbrëmë. Argumenti kryesor për bojkot, sipas burimit të gazetës maqedonase, është se në kampusin shqiptarë nuk ka kushte për garë të barabartë demokratike.

Sidoqoftë edhe krahas paralajmërimeve të këtilla, PDSH-ja e ka vazhduar fushatën zgjedhore.Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form