Lëvizja Socialiste për Integrim kakundërshtuar ashpër ndryshimet e bëra në projektligjin për ndihmën sociale. Në emër të grupit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka kërkuar rishikim të ligjit pasi me ndihmën sociale po abuzohet pa masë dhe ndryshimet e propozuara nuk zgjidhin asgjë. Kadeli deklaroi se ky projektligj do të ketë votën kundër të grupit parlamentar të LSI-së.