Shkodër, shpërthen bombula e gazit në banesë, 2 të plagosur

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Montimi individual i bombulave të gazit po kthehet në shqetësim serioz dhe në kërcënues kryesor për jetën e qytetarëve.
Mëngjesi i së mërkurës shënoi një tjetër shpërthim të bombulës së gazit në Shkodër duke lënë të plagosur dy shtetas. Ngjarja u regjistrua në katin e dytë të një pallati në lagjen "Xhabije" dhe të plagosur mbetën Qerim Çela dhe Agim Çoku.
Në momentin e shpërthimit në banesë ka qënë edhe kryefamiljarja, e cila fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke thyer xhamat e banesës dhe të një lokali përballë saj.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse dhe uniformat blu. Ky është rasti i dytë në Shkoder brenda pak javësh, ndërsa tregtimi pa asnjë kriter i bombulave të gazit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kanë asnjë lloj sigurie, nuk ka shqetësuar asnjë institucion përgjegjës për të dalë në terren e për të parë gjendjen.
Si rasti i kësaj familje në Shkoder has çdo ditë, ku familjarët ndërhyjnë vetë për montimin e bombulave në banesa.

Share This Video


Download

  
Report form