"Shpëto një jetë", fushatë dhurimi gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Fëmijët që vuajnë me sëmundjen e talasemisë përballen me mungesën e lëngut të jetës në ambjentet e spitalit rajonal të qarkut të Beratit.
Pikërisht për këtë arsye, Drejtoria e Shërbimit Social në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka vendosur të organizojë një fushatë dhurim gjaku,ku mësohet se punonjës te institucioneve shtetërore,studentë dhe qytetarë të thjeshtë i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme për të bërë të mundur shpëtimin e një jetë, siç është dhe moto e kësaj fushate.
Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social në Berat,Mirela Buhuri, kjo fushatë dhurimi do vazhdojë, pasi kategoritë përfituese kanë nevojë për gjak çdo ditë e më shumë.
Banka e dhurimit të gjakut në Berat do jetë destinacioni i gjakut të dhuruar gjatë kësaj fushate, ku prej kohësh vihet re mungesa e rezervave dhe ku rastet emergjente përballohen me vështirësi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS